Negociatat me BE/ Rama takon në Bruksel komisionerin, Varhelyi: Të hapen sa më shpejt

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Bruksel një takim me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ky takim u bë pulblik nga vetë komisioneri për Zgjerimin nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Me kryeministrin Edi Rama sot disktuam nevojën e hapjes sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në #BE me #Shqipëri si dhe zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për #Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që projektet të marrin jetë me shpejtësi në të mirë të njerëzve”, shkruan komisioneri.
Kriza e rë botërë që ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duket se nuk do të lërë pezull nevojën që BE-ja të ndjekë proceset që po zvarriten prej kohësh sicc janë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Dy shtetet presin nisjen e tryezën e parë të negociatave të konferencës ndërqeveritare.