Nënë Liza e acaron, kryeministri Rama “ndërpret” fjalën: Të lutem nëna u sqaruam bashkë apo jo… mirupafshim

Kryeministri Edi Rama pas takimit me banorët e “5 Majit” ka folur ditën e sotme për mediat.

Duket se komunikimi u temsionua dhe nuk ka qenë fare i qetë, kur gjatë kohës që fliste Rama ka ndërhyrë nënë Liza.

“Akoma në këtë vend flitet për taksa. Duke folur për dritat dhe për ujin ato nuk janë taksa, janë mall që blihet.

Në Europë nuk bëhet fjalë për gjëra të tilla.”- tha Rama

Ndërhynë nënë Liza:Asnjë garanci nuk dha! As kontratë, as asgjë! Unë e dua me noter me të gjitha.Nuk dua vilë, siç e kam pas e dua.

Rama: Të lutem nëna u sqaruam bashkë apo jo.

Kjo ishte fjala ime, mirupafshim.

Shihet se kjo ndërhyrje e nënë Lizës e acaroi kryeministrin Rama, i cili ka ndërprerë fjalën dhe është larguar./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT