“Nga humbja në humbje”/ Berisha: PD u drejtua nga një lider i dobët për 8 vite, s’u bë kurrë i fortë. Voltana mbajti…!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nga Shkodra kreun e PD Lulzim Basha, të cilin e ka cilësuar si lider të dobët që  e ka çuar partinë nga humbja në humbje.

“PD pati fatin më të keq që për 8 vite të kishte në krye një kryetar të dobët s’u kurrë i fortë. Lideri duhet i fortë s’po them agresiv por duhet të jetë i  fortë përndryshe nuk mund të drejtojë.

Prandaj le ti pyesim ata demokratë që mendojnë ta mbështesin a nuk kaloi ky nga humbja në humbje. E dorëzoi Shkodrën në 2019 por e mbajti Voltana Ademi ç’është e vërteta”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij në takimin me banorë e njësisë Rrethina, Berisha e akuzoi sërish Bashën si të përfshirë në afera të rënda.

“Së dyti ky zotëria u implikua në afera të rënda, dalin të gjitha. Njeriu që s’është vetja e tij e diktojnë dhe i bëjnë çtë duan. I them këto fjalë për një njeri që e mbështet. Të gënjen njëherë hajde por po të gënjeu për së dyti i bie keni qejf t’u gënjejë”, shtoi ish-kryeministri./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT