Nis aksioni për shembjet e banesave te “5 Maji”, banorët përplasen me policinë

Mëngjesi i kësaj të marte ka nisur me aksionin për shembjen e banesave në zonën e “5 Majit” në Tiranë, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banoreve dhe policisë.
Banorët e revoltuar kanë kundërshtuar prishjen e banesave, ndërsa ka pasur edhe rezistencë. Ata kundërshtojnë aksionin e IKMT, pasi sipas tyre, nuk ju është ofruar dëmshpërblim për banesat e tyre.
Kujtojmë se sot parashikohet që të shemben 12 banesa. Ndërsa më parë janë shembur dhjetëra të tjera. Prej disa kohësh banorët e “5 majit” por jo vetëm janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Ata kërkojnë marrëveshje me qeverinë për banesat e reja dhe dëmshpërblimin në proporcion të drejtë me pronat që kishin.