Nis hyrja e tankeve dhe ushtarëve rusë në Ukrainën lindore

Forcat ushtarake ruse kanë nisur të hyjnë në rajonin lindor të Ukrainës që tashmë njihet si i pavarur nga Rusia.

Lajmin e bën me dije kryeministri i Letonisë, Arturs Krisjanis Karins.

“Sipas informacionit që kam në dispozicion, Putini po lëviz forca dhe tanke shtesë në territoret e pushtuara të Donbasit”, tha kryeministri letonez. “Sipas çdo përkufizimi, ky është një kalim i një territori sovran në një vend fqinj.”

Sipas një zyrtari të lartë amerikan rusia ka dislokuar dy grupe të quajtura si batalione taktike, formacioni kryesor luftarak i Rusisë, ku secila përfshin mesatarisht rreth 800 ushtarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT