“Një boksier që e kanë lënë të luajë në piano”, Meta “shkrihet” së qeshuri nga krahasimi i analistit

Presidenti Ilir Meta është “shkrirë” së qeshuri nga krahasimi që ka bërë gazetari Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast”.

I pyetur se cili është mendimi i tij për Metën, analisti u shpreh se Presidenti i duket “si një boksier të cilin e kanë lënë në mes të ringut të luajë në piano muzikë klasike”, teksa Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën.

“Ilir Meta është një boksier të cilin e kanë lënë në ring të luajë në piano muzikë klasike. Edi Rama ishte i painteresuar për shkarkimin e Ilir Metës, pasi ka thënë se Ilir Meta ishte Presidenti më i mirë që mund të kishte ky vend”, u shpreh Vangjeli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT