“Një fanellë me djersë dhe me firmat e …”/ Ja dhurata e veçantë që mori Presidenti Meta (FOTO)

Presidenti i Republikës Ilir Meta dihet tashmë që është tifoz i skuadrës skoceze të Celtic. Ai mori një tjetër dhuratë nga skuadra e tij e zemrës.
Kreu i shtetit në një postim në Facebook, tregon se mori një fanelë me djersën dhe firmat e lojtarëve të kampionëve në fuqi të Skocisë.
Ai shton se tifozët e Celtic mezi presin arritjen e sukseve të reja këtë sezon në futboll.
Postimi i plotë
Fanella me djersën dhe firmat e lojtarëve të #CelticFC, është padyshim një dhuratë shumë e vyer që vjen nga Glasgow.
Shumë trofe kemi arritur, por jemi të paduruar për suksese të reja! Hail Hail!