Një tjetër qytet i Ukrainës pushtohet nga Rusia, forcat ushtarake heqin flamujt shtetëror nga ndërtesat

Një qytet në jug të Ukrainës është pushtuar nga Rusia. Sipas medieve ukrainase, trupat ruse kanë arritur që të futen në Nova Kakhovka, i cili është një qytet i vogël, por i vendosur në një pikë strategjike në lumin Dnieper dhe që furnizon drejtpërdrejt me kanale uji gadishullin e Krimesë.

Kryebashkiaku i saj, Volodymyr Kovalenko, ka deklaruar se trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë një nga më të suksesshmit deri më tani, me forcat ruse që kërcënojnë qytetet Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT