Noka zbulon arsyen: Ja përse në koalicionin “Shtëpia e lirisë” nuk mund të bashkohen parti të tjera

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në koalicionin “Shtëpia e Lirisë” nuk mund të futen më parti të tjera, pasi nuk e lejon ligji.
Ai u shpreh në një intervistë për “Ora News” se kryedemokrati Basha është braktisur jo vetëm nga demokratët, por edhe nga aletatët opozitarë.
“Koalicionin Shtëpia e Lirisë është një koalicion i madh po për shkak të detyrimit ligjor, vetëm aq parti mund të përfshiheshin zyrtarisht. E kufizonte ligji. Ligji përcakton se numri i partive në një koalicion nuk duhet të jetë më i madh se numri i deputetëve që ka ai koalicion.
Ajo që vlen të theksohet është se shoqatën e bravave nuk e mbështet asnjë aleat. Pasi e kanë braktisur demokratët e braktisën edhe aleatët. Aleanca e jonë ka një aleancë me demokratët dhe gjithë populli opozitar, jo vetëm në këto 6 bashki po në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Noka.