Nuk ka hapësirë ajrore/ Lavrov anulon asamblenë e OKB në Gjenevë, në agjendë rezoluta kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për shkak të “sanksioneve anti-ruse” të vendosura nga vendet e BE-së, ka thënë misioni rus në Gjenevë.
Lavrov ishte planifikuar t’i drejtohej personalisht Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Konferencës për Çarmatimin të martën.
Por ai është detyruar të anulojë udhëtimin e tij “për shkak të një ndalimi të paprecedentë të fluturimit të tij në hapësirën ajrore të një numri vendesh të BE-së që kanë vendosur sanksione anti-ruse”, shkroi misioni në Twitter.
Agjencia e lajmeve RIA citoi një burim diplomatik të thoshte se vendimi ishte për shkak se avioni i Lavrov nuk do të mund të kalonte nëpër hapësirën ajrore që BE-ja e ka mbyllur për linjat ajrore ruse si pjesë e sanksioneve kundër Moskës.