“O Like, patronazhistët do vijnë pas jush”/ Nxjerr videon nga fushata e Ramës, ja si i përgjigjet Meta

Siç kishte paralajmëruar Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme, për të folur për çështjen e shkarkimit të tij.

Ai nxorri një video ku shfaqej kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Në këtë video kryeministri i drejtohej Metës: “O Like…Për presidentin e Republikës e Kam, ilir metën.. Mesazhi im për ata që merren me patronazhistët. Patronazhistët ju se kush jeni”, dëgjohet teksa thotë Rama në video.

Presidenti, teksa komenton zhvillimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën për shkarkimin e tij, thekson se patronazhistët njohin qytetarët e Shqipërisë.

“Ata njohin qytetarët e Shqipërisë. Ushtria e patronazhistëve, me në krye atë që ankohet për presidentin.”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT