OKB: Përdorimi i armëve bërthamore i pa justifikueshëm, bota po përballet me një tragjedi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme ka thënë se bota është duke u përballur me një tragjedi, por edhe me një krizë të madhe rajonale.
Sa i përket vendimit të marrë nga presidenti rus, Vladimir Putin, ditën e djeshme ku aktivizoi forcat special bërthamore, Guterres tha se ku vendim është i pa justifikueshëm, teksa shtoi se ideja e një konflikti bërthamor është “thjesht e paimagjinueshme”.
“Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve bërthamore. Ne përballemi me atë që mund të bëhet lehtësisht kriza më e keqe humanitare dhe e refugjatëve në Evropë në dekada, me numrin e refugjatëve dhe të zhvendosurve të brendshëm që shumëzohen në minutë”, tha ai.