Panik total tek ukrainasit: S’na ze gjumi natën, makth i vërtetë

Ukrainasit janë në makth total. Frika e një lufte të madhe dhe sulmi nga Rusia i është bërë ndjenjë e ditëpërditshme dhe nuk po rrinë në paqe.
Një prej 70,000 ukrainasve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, e që shohin me ankth nga larg se çfarë po ndodh me vendin e tyre dhe të afërmit që kanë lënë pas.
“Jetojmë në stres të jashtëzakonshëm. Nuk më zë gjumi natën; nuk fle dot sepse atje kam të gjithë familjen time”, thotë një tjetër ukrainase për The Guardian.
Shpresat e vetme të tyre janë tani që Vladimir Putin të ndryshojë mendje.
“Të gjithë e dinin se do të mbërrinte kjo ditë pas aneksimit të Krimesë. Duket sikur në këto tetë vjet, perëndimi nuk bëri absolutisht asgjë për ta ndaluar. Kjo mund të kthehet në një luftë të plotë e të përgjakshme”, thotë një tjetër ukrainas në Londër, Vlodko Pawluk.
Natalia Ravlyuk, rrëfen se kane protestuar çdo javë përpara ambasadës ruse në Downing St. Ndihem fajtore që unë këtu jam e sigurtë, ndërsa ata atje, jo”, shton 41 vjeçarja.