Para vendimit të Gjykatës, Meta bën një xhiro nga liqeni: Javë të mbarë!

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me sportivitet, duke kryer një shëtitje nga liqeni artificial i Tiranës.
“Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan presidenti në rrjetet sociale, disa orë përpara se Gjykata Kushtetuese të rinisë shqyrtimin për çështjen e paraqitjen nga Parlamenti për shkarkimin e kreut të shtetit.
Sot është raundi i tretë i përballjes me anëtrëve të Gjykatës dhe stafit të presidentit Meta, ndërsa ende nuk dihet nëse do të shpallet një vendim përfundimtar sot ose jo. Gjykata 30 ditë kohë për të marrë një vendim.