Pas Ekuadorit, ky është vendi tjetër latin ku shqiptarët kanë shtrirë ‘tentakulat’

Vendet e Amerikës Latine janë kthyer në destinacionin kryesor të shqiptarëve që merren me trafik droge.
Kohët e fundit në mediat vendase dhe latine është shkruar gjithnjë e më shumë për shqiptarët në Ekuador.
Rasti më i fundit ishte vrasja brenda një lokali i shqiptarit Ergys Dashi. Por Ekuadori nuk është i vetmi vend ku janë përhapur shqiptarët.
Në Panama shkruhet se “biznesi po lulëzon”. Edhe pse kalimi i kufirit të Panamasë është më i vështirë, kjo nuk i ka ndalur shqiptarët.
Në një bandë të shkatërruar së fundmi nga policia panameze, u kapën shqiptarë, rumunë e britanikë.
Po ashtu shumë prej trafikantëve të drogës vinin edhe nga Kolumbia, Republika Domenikane, Kuba, Ekuadori, Peruja dhe Meksika, të gjithë të lidhur me trafikun e drogës.
Gjithashtu policia panameze ka goditur 72 raste të grupeve të trafikut të drogës, pastrimit të parave e deri tek celulat terroriste.
Midis tyre janë evidentuar 38 persona për lidhje me terrorizimin, të cilët tentuan të hynin në vend nga Palestina, Jordania, Iraku, Jemeni, Afganistani, Pakistani dhe Siri Lanka, shkruajnë mediat panameze. Deri më tani identifikuar edhe raste të personave që kërkoheshin për vrasje, lidhje me grupet terroriste, pastrim parave dhe trafik droge.
Sipas institucioneve të sigurisë, Panamaja ndryshe nga Ekuadori dhe vendet e tjera të Amerikës Latine, përdor pajisje të avancuara të leximit biometrik dhe platformave të të dhënave, të ndërthurura me agjencitë ndërkombëtare të sigurisë, duke bërë të mundur kapjen në vend të personave me lidhje terroriste apo të trafikut të drogës.