Pas vendimit të Kushtetueses “relaksohet” Meta, kalon fundjavën me muzikë popullore: Me bilbilin e Shkodrës…

Presidenti Ilir Meta po e kalon këtë fundjavë me muzikë të mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregon se është duke dëgjuar Bujar Qamilin.

Teksa e ka postuar foton në “Facebook”, Meta shkruan se: “Nuk ka më bukur se ta mbyllësh javën me Bilbilin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, Bujar Qamilin”.

Kujtojmë se tre ditë më parë këngëtari shkodran u dekorua edhe me çmimin “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT