PD sulmon Berishën: “Non grata” të shpallur e të pashpallur, janë vetëm burracakë e pengje të korrupsionit

Pas votës në Kuvend pro zgjatjes së mandatit të organeve të Vetingut, Partia Demokratike i konsideron personat që janë shpallur “non grata” dhe ata që pritet të shpallen, si burracakë dhe pengje të korrupsionit.

PD thekson se sot çdo shqiptar e ka të qartë, nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën në pushtet.

DEKLARATA

Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere.

Ata janë burracakë se  nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi.

Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

Koha e non gratave të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT