Përjashtimin e Rusisë nga sistemi “Swift” e kundërshtoi Gjermania

Kyeministri amerikan Joe Biden dhe ai britanik Boris Johnson prezantuan sot një paketë të re me sanksione të rënda ekonomike ndaj Kremlinit.

Për sanksionet u dakortësua gjatë takimit të G7, për të cilën Biden tha se do të jenë “shkatërruese” për ekonominë ruse.

Mbi 1 trilion dollarë asete iu bllokuan bankave ruse në SHBA, dhe rreth 120 milion paund në Britani, ndërsa sanksionet prekën edhe qindra kompani e individë rusë.

Megjithatë gjatë prezantimit të sanksioneve, Biden u pyet nga gazetarët se përse nuk e përmendi sistemin “Swift”. Ai u shpreh se vende europiane nuk ishin dakord në këtë pikë.

Por sipas Reuters, ka qenë kancelari gjerman Olaf Scholz, ai që ka kundërshtuar përjashtimin e Rusisë nga sistemi “Swift”.

Ky sistem i mundëson bankave të kryejnë transaksione me siguri të lartë në mbarë botën. Përjashtimi i nga “Swift” konsiderohet nga ekspertët si goditja më e rëndë ekonomike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT