“Po bombardojnë zona të banuara, janë në prag të GJENOCIDIT”, Zelensky: Hiqjani Rusisë të drejtën e vetos në OKB

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po bën thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshilin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se veprimet kriminale të Rusisë në Ukrainë janë në prag të “gjenocidit”.

“Nata e kaluar në Ukrainë ishte brutale. Hiqjani Rusisë të drejtën e vetos në OKB. Veprimet kriminale të Rusisë në Ukrainë, janë në prag të gjenocidit”, tha ai.

Rusia (dhe para saj BRSS) është një nga pesë vendet të cilat kane qenë anëtarë të përhershëm të OKB-së që prej vitit 1945, duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë “përmbajtësore” që shqyrtohet nga ky organ.

Ditën e premte Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që dënon agresionin e Moskës dhe kërkon tërheqjen e saj nga Ukraina.

Këshilli, i cili u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe për të promovuar paqen, ka katër anëtarë të tjerë të përhershëm: SHBA, MB, Franca dhe Kina.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT