“Po mbrojmë atdheun”, flet ushtari uklrainas nga vija e frontit: S’do të lejojmë një pushtim siç ndodhi me Krimenë!

Ukraina ka vendosur trupat e saj në pjesën lindore që prej rritjes së tensioneve me Rusinë. Ata kanë luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Kremlini që nga viti 2014. Sipas raportimit të BBC urdhrat e tyre nuk kanë ndryshuar që kur presidenti rus Vladimir Putin njohu qytetet Donetsk dhe Luhansk, si republika të pavarura.
Një ushtar ukrainas tha se po mbrojnë atdheun e tyre dhe se nuk do të lejojnë një pushtim siç ndodhi me Krimenë, ndërsa shtoi se tashmë Ukraina ka një ushtri më të fortë.
“Nëse rusët vijnë, ata nuk do të jenë të motivuar si ne. Ne po mbrojmë Atdheun tonë, kështu që do të qëndrojmë në këmbë. Dhe nuk do të jetë si viti 2014 (kur Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë). Tani kemi një ushtri të fortë”, tha një ushtar nga vija e frontit në Zolote.