“Po mbrojmë atdheun tonë”, ushtari ukrainas flet nga vija e frontit

Nga vija e frontit në Zolote, në Ukrainën lindore, ushtarët thonë se sot ishte vetëm një ditë tjetër në një luftë të gjatë.
Ata kanë luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Kremlini që nga viti 2014, prandaj luftimet e tanishme nuk përbëjnë ndryshim. Ata thonë se urdhrat e tyre nuk kanë ndryshuar edhe pse presidenti Putin njohu dy rajonet separatiste si republika të pavarura. Lëvizja e tij mund të lajmërojë ardhjen e trupave ruse në vijën e frontit, të dërguar si “paqeruajtës” për të mbrojtur civilët në zonat e shkëputura.
Ukrainasit thonë se tashmë prej vitesh ka pasur një prani ushtarake ruse në vijën e frontit. Ndryshimi i tyre është vetëm se tani do të ishte zyrtare.
“Nëse rusët vijnë, ata nuk do të jenë të motivuar si ne,” na tha një ushtar. “Ne po mbrojmë Atdheun tonë, kështu që do të qëndrojmë në këmbë. Dhe nuk do të jetë si viti 2014,kur Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë. Tani kemi një ushtri të fortë”, shton ai më tej.
Në Ukrainën lundore ushtria po lufton kundër separatistëve rusë, të cilët kanë njoftuar shkëputjen nga Ukraina, duke u njohur dhe nga Rusia që ka dërguar trupa me justifikimin se “po ruan paqen”.