‘Po më bën pyetje thashethemesh’/ Rama-Tabakut: E di që keni parë Big Brother, por nuk di se kush fle me kë

Kryeministri Edi Rama është dëshmitari i fundit që do të flasë për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

I vënë përballë kryetares së komisionit, Jorida Tabaku, pas pyetjes të kësaj të fundit se a është Damian Gjiknuri pronar përfitues, kreu i qeverisë iu përgjigj:

“E di që Big Brother ka krijuar audiencë të madhe, por se kush është miku i kujt se kush fle më kë, nuk janë të parashikuar në rolin e dispozitave të kryeministrit. Është jashtë kompetencave të mia që të studioj miqësitë e secilit prej jush me secilin prej jush. Refuzoj dhe t’ju tregoj se çfarë bëj unë në jetën private.

Ju thashë që unë i di mirë detyrimet e mia si dëshmitar, por di dhe tuajat se kam lexuar ligjin. Ju s’mund të komentoni përgjigjet e mia si batuta dhe jam dakort që të përqëndrohem te çështja. Po më bën pyetje thashethemesh. Përqëndrohemi te çështja, jo te afera se afera është në kokën tuaj që ju e përdorni si avaz. Afera është opinion,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT