“Po mendohet ndërprerja e marrdhënieve diplomatike”/ Ambasadori ukrainas: Mirënjohja është pak për mbështetjen e Shqipërisë

I ftuar  në emisionin “Zona Zero” të gazetarit Thimi Samarxhiu në Top News  ka qenë ambasadori i Ukrainës në vend Volodymyr Shkurov.

Në fjalën e tij për gazetarin Samarxhiu, ambasadori Shkurov është shprehur se Ukraina është duke menduar që të shkëpusë marrdheniet diplomatike me Rusinë, teksa e ka cilësuar këtë si një vendim të vështirë.

“Aktualisht në Ukrainë po shqyrtohet ndërprerja e marrdhënieve diplomatike me Rusinë. Vendimi i vështirë për Ukrainën por Rusia nuk na la vend tjetër”- tha ambasadori.

Ndër të tjera në ‘Zona Zero’ në Top News, ambasadori i Ukrainës në vend është shprehur se ka një mirënjohje të madhe për mbështjetjen e Shqipërisë kundrejtë Ukrainës.

“Ju them të drejtën e përcaktoj gjithçka me mirënjohje të madhe, me mbështjete dhe mirënjohje të madhe. Kemi marrë mbështjetje nga presidenti, shoqëria civile. Nuk mjafton koncepti i fjalës mirënjohje për këtë veprim nga shteti i vogël solidar.”- tha Shkurov./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT