Po nëse pushtohet Ukraina? Ambasadori Shkurov: Rrezikojnë edhe shtetet që…

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Zona Zero’ të gazetarit Thimi Samarxhi në Top News ka qenë ambasadori i Ukrainës në vend Volodymyr Shkurov.
Ambasadori ka folur për situatën e rëndë në të cilën ndodhet tashmë Ukraina, në një rrezik të hapur nga pushtimi rus.
Ai është shprehur në Zona Zero se është një situatë e vështirë, teksa vendimi i djeshëm i Putin për të lejuar forcat e armatosuara jashtë territorit rus mund të sjellë provokime.
“Ëshë një situatë shumë e vërshtirë sepse më parë në këtë territor ekzistonin mbi 35 mijë forca ushtrie. Trupat ruse u lejuan me vendim të presidentit rus. Vendimi i Putinit rrit ndjeshëm provokimet. Kjo mund të sjellë pasoja tragjike jo vetem për popullin e Rusisë për edhe për Europën Perëndimore.”- tha ambasadori.
Ndër të tjera në fjalën e tij ambasadori i Ukrainës ka folur gjithashtu edhe për pasojat që mund të priten nga një pushtim i mundshëm.
“Së pari pasojat mbi të jenë të rënda sepse Ukraina ka 15 reaktor bërthamor, 15 tubacione gazi dhe nëse dëmtohen kjo do të sjellë pasoja edhe për mjedisin në përgjithsësi. Me rrezik mund të jenë edhe shtetet që nuk janë pjesë e NATO si Finlanda. Duke kuptuar që Ukraina nuk mund të vendos vetë për rrugën që do të marr ne shpresojë për një ndihmë. Nëse do të flasim për një luftë të vërtetë flasim edhe për shkatërrim ekonomik, emigracion pa folur për pasojat direkte humbjet e njerëzve. “- shtoi Shkurov./ Gazeta Shqip