Prag lufte, Ukraina do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Në Ukrainë do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ka vendosur Këshilli i Sigurisë Kombëtare të vendit.

Pas një takimi të këshillit, zyrtari i lartë i sigurisë Oleksiy Danilov tha se gjendja e jashtëzakonshme do të vendoset në të gjitha rajonet përveç Donetsk dhe Luhansk, ku forcat ukrainase janë tashmë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ai tha fillimisht se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjaste 30 ditë, nëse do të miratohet edhe në Parlamentin ukrainas.

Kujtojmë që Rusia dhe Ukraina janë në prang lufte dhe situata është vërtetë e tensionuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT