Prekëse/ Vajza shqiptare me Sindromën Down bullizohet, Presidenti i Maqedonisë e shoqëron në shkollë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut përcolli vetë në shkollë një vajzë 11-vjeçare shqiptare me sindromën Down pasi dëgjoi se ajo po bullizohej nga shokët dhe shoqet e klasës.

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti për dore Embla Ademin teksa e shoqëronte të hënën në shkollën e saj fillore në qytetin e Gostivarit.

Embla ka përjetuar bullizëm në shkollë për shkak të sindromës Down – një gjendje gjenetike që shkakton aftësi të kufizuara në të mësuar, probleme shëndetësore dhe karakteristika dalluese të fytyrës – tha një zëdhënës i zyrës së presidentit për CNN.

Pendarovski “bisedoi me prindërit e Emblas për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballet çdo ditë” dhe diskutoi zgjidhjet, tha zyra e tij në një deklaratë për shtyp.

“Presidenti tha se sjellja e atyre që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim jotipik”, thuhet në deklaratë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT