Presidenti i Çeçenisë publikon fotot, ushtria çeçene fal Namazin në pyjet e kufirit mes Bjellorusisë dhe Ukrainës

Forcat famëkeqe çeçene janë bashkuar me ato ruse dhe janë përfshirë në luftimet në lindje të Ukrainës.

Presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov, një nga aleatët më besnikë të presidentit rus Vladimir Putin, ka publikuar fotot e ushtarëve të tij duke falur Namazin në pyjet e kufirit mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Prej mëngjesit të sotëm ushtria ruse ka nisur sulmet me raketa dhe avionë ndaj Ukrainës, ku deri më tani raportohet për qindra viktima, mes tyre edhe fëmijë. Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi sanksionet e reja që do t’i vendosen Rusisë, por përjashtoi mundësinë që trupat e NATO-s të përfshihen në luftime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT