Pro “Vettingut”, Shkëlzen Berisha publikon videon dhe tallet me Bashën: Kur të marrin peng, të detyrojnë të hash atë që nxjerr nga…

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ironizon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që deklaroi se do të votojë zgjatjen e mandatit të anëtarëve të vettingut.
Teksa ka shpërndarë një video nga koha kur Basha denonconte Vettingun dhe disa ndërkombëtarë në Tiranë si të kapur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, Shkëlzen Berisha shkruan se Basha tashmë është “i kapur peng”.
“Kur të marrin peng të detyrojnë të hash atë që ke nxjerrë nga tubi i shkarkimit!”, shkuan Shkëlzen Berisha.