Pushtimi i Ukrainës/ Mijëra rusë braktisin Rusinë prej Putinit dhe ikin drejt SHBA-ve

Mijëra rusë po përpiqen të shmangin rekrutimin në ushtrinë e tyre duke ikur në SHBA përmes Meksikës për të kërkuar azil. Shumë prej tyre kanë frikë se pushtimi rus i Ukrainës do të bëjë që Putini t’i detyrojë të futen në radhët e ushtrisë.

Pushtimi i Ukrainës/ Mijëra rusë braktisin Rusinë prej Putinit dhe ikin drejt SHBA-ve

Ukraina nga ana e saj i ka ndaluar tashmë burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi në përpjekje për të garantuar ‘mbrojtjen dhe organizimin e mobilizimit në kohë’. Duke parë këtë situatë rusët po larohet për në SHBA, përpara se edhe Moska të bëjë një gjë të tillë.

Pushtimi i Ukrainës/ Mijëra rusë braktisin Rusinë prej Putinit dhe ikin drejt SHBA-ve

Dmitry Politov, 29 vjeç, nga Moska, mbështeti Navalny dhe iku në SHBA nga Rusia për të kërkuar azil politik. 467 rusë janë ndaluar në kufirin SHBA-Meksikë në vitin 2020, por pas arrestimit të disidentit rus Alexei Navalny, kjo shifër u rrit në 9,376 për vitin 2021. Ekaterina Mouratova, një avokate ruso-amerikane e imigracionit me bazë në Majemi, tha se numri i rusëve që kërkojnë azil do të rritet.

Pushtimi i Ukrainës/ Mijëra rusë braktisin Rusinë prej Putinit dhe ikin drejt SHBA-ve

“Nuk kemi qenë kurrë kaq të zënë”, tha ajo për Telegrafin . “Kam marrë mijëra email në ditët e fundit –  “Ata janë kryesisht midis moshës 20 dhe 55 vjeç, të cilët po pyesin nëse mund të kenë mbrojtje nga SHBA nëse Rusia i urdhëron që të bëhen me detyrim pjesë e ushtrisë. Këtë vit shifrat po vazhdojnë të rriten. Vetëm muajin e kaluar 1028 rusë u përpoqën të kalonin kufirin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT