“Putin ktheu luftën në Europë”/ Von der Leyen: BE i ka gati sanksionet për Rusinë

Këshilli i Sigurisë ka organizuar ditën e sotme një mbledhje urgjente, pas sulmit që Rusia ndërmori për të pushtuar Ukrainën.

Në fjalën e saj, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen ka dënuar sulmet, teksa theksoi se BE do të paraqesë një paketë sanksionesh ndaj Rusisë.

“Forcat ruse pushtuan Ukrainën, një vend i lirë dhe sovran. Ne e dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike të përdorura për ta justifikuar atë. Më vonë sot do të paraqesim një paketë sanksionesh masive, të synuara”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian.

Ndër të tjera Von der Leyen sqaroi se sanksionet do të synojnë sektorët strategjikë të ekonomisë ruse.

“Ne do të ngrijmë asetet ruse në BE dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregun tonë financiar. Kjo paketë është krijuar për të vendosur një taksë të rëndë në aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën.”– deklaroi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT