Putin shpërfill Perëndimin, Macron kërkon mbledhjen e jashtëzakonshme të KS të OKB-së

Presidenti francez denoncon “shkeljen e njëanshme të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe shkeljen e sovranitetit të Ukrainës”
Emanuel Macron dënoi sot vendimin e Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e rajoneve pro-ruse të shkëputura të Ukrainës lindore dhe bëri thirrje për “sanksione evropiane të synuara” kundër Moskës, sipas një deklarate të lëshuar nga Elysee.
Presidenti francez bëri thirrje për një “takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, duke denoncuar “një shkelje të njëanshme të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe një fyerje të sovranitetit të Ukrainës”, tha presidenca franceze në një deklaratë.