“Putini do një luftë me Ukrainën”/ Vajza e miliarderit të Chelsea: Gënjeshtra më e madhe është se shumica e rusëve qendrojnë pas presidentit

Pas agresionit rus në Ukrainë, Perëndimi nisi të ndërmerrte sanskionet e tij dhe këtu u përfshi edhe sporti. Presidenti i Chelseas u përfol se do të shpallej i padëshiruar në Angli, duke qenë se manjati rus shihej si një person me lidhje me Vladimir Putinin.

Vajza e Roman Abramovich, Sofia, iu bashkua një grupi të pasur rusë që kritikonin Vladimir Putinin për pushtimin e Ukrainës, shkruan Daily Mail.

Postimi i zonjës Abramovich përfshinte titullin:

në rrjete sociale ka ardhur një reagim nga vajza e tij, Sofia, e cila sulmon presidentin e Rusisë në një postim të sajin në “Instagram”. Ajo ka shpërndarë një foto me mesazhin: “Rusia do një luftë me Ukrainën”, por fjala Rusi është hequr dhe është zëvendësuar me fjalën Putin për t’u lexuar:

Trashëgimtarja 27-vjeçare, e cila kalon pjesën më të madhe të kohës në Londër, ndau një imazh në Instagram që tregonte liderin rus në një shenjë rreziku. MailOnline ka verifikuar imazhet e postimit që qarkullojnë në internet si origjinale

“Putini do një luftë me Ukrainën”. Ndërkohë më poshtë shkruhej: “Gënjeshtra më e madhe dhe më e suksesshme e propagandës së Kremlinit është se shumica e rusëve qendrojnë pas Putinit”.

Zonja Abramovich i bashkohet një kori të pasur të tjerë rusë, të cilët kanë shprehur neverinë e tyre ndaj veprimeve të Putinit.

“Putini do një luftë me Ukrainën”/ Vajza e miliarderit të Chelsea: Gënjeshtra më e madhe është se shumica e rusëve qendrojnë pas presidentit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT