Qeveria shqiptare prezanton sanksionet ndaj Rusisë

Qeveria shqiptare ka prezantuar sot sanksionet ndaj Rusisë, e cila prej disa ditësh ka pushtuar Ukrainën.

Sanksionet janë prezantuar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Përgjegjësia për këtë luftë është e Vladimir Putin dhe e askujt tjetër. Në këtë situatë jemi krenarë që Shqipëria po lkuan një rol mjaft të rëndësishëm, që nga OSBE e NATO, ku propozimet tona kanë qenë mjaft të guximshme.

Vendi ynë propozoi një rezolutë ku i bëri thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës. Shqipëria pa asnjë hezitim u është bashkuar masave dhe aktualisht po harton bazën ligjore për masat shtrënguese të miratuara nga Këshilli i BE-së që nga data 23 shkurt.

Ngrirja e aseteve të Presidentit Putin, ministrave e jo vetëm, anëtarëve të Dumës Shtetërore ruse. Në total këto masa kufizuese do të zbatohet për 654 individë dhe 42 subjekte. Ndalohet dhe udhëtimi i rusëve në Shqipëri, i atyre që janë listuar në BE. Vendosen kufizime dhe në sektorin e transporteve e energjisë”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT