Qielli i Ukrainës pas sulmeve ruse/ Fluturimet në hapësirën ajrore janë ndaluar

Fluturimet e avionëve civilë në hapësirën ajrore të Ukrainës tani janë “të kufizuara për shkak të rrezikut të mundshëm për aviacionin civil”, tha faqja e gjurmimit të të dhënave Flightradar24.

Autoritetet e Ukrainës nuk kanë komentuar mbi këtë çështje, ndërsa siç shihet hapësira ajrore në territorin e Ukrainës është e kufizuar nga lëvizja e aeroplanëve.

Ndërkohë, mbërritjet dhe nisjet në disa aeroporte kryesore të Ukrainës duket se po zhvillohen sipas planit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Back to top button
LAJMET E FUNDIT