Rama flet për herë të parë për arrestimin e “ministrit të tij kampion” Saimir Tahiri

Teksa pritej nga të gjithë një koment i tij për arrestimin e Saimir Tahirit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp të organizuar me Olta Xhaçkan.

Për “ministrin e tij kampion”, Rama nuk foli por u kap vetëm me vendimet e gjykatave duke shtuar se asnjëherë nuk i komenton ato.

“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi.

100 herë të kthehesha pas, do bëja të njëjtën gjë. Sot jemi këtu për një cështje krejt tjetër, dhe me një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë. Unë nuk do të doja të shfokusoheshim nga kjo cështje. Do kemi plot kohë e mundësi të tjera të flasim edhe për ecurinë e reformës në drejtësi.” -tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT