Rama: Krenar me punën e inceneratorëve, para 2013-s Shqipëria mbytej nga plehrat

Kryeministri Edi Rama dha dëshminë sot në Komisionin Hetimor të Inceneratorit.
I pyetur se është në dijeni se inceneratorët janë ndërtuar me buxhetin e shtetit, Kryeministri Rama iu përgjigj duke i thënë se është krenar se çfarë është bërë deri më tani me pastrimin e vendit.
“Shqipëria ishte një grop plehrash në vitin 2013. Vetëm gjysma e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullumit të mbëtjeve. Gjysma tjetër rrisnin fëmijëve mes plehrave,” tha Rama.
“Në 2013 kishte vetëm 2 impiante të trajtimit të mbetjeve. Një ishte Bushati dhe tjetri ishte Sharra, i cili kaloi në emergjencë totale.
Sot mbulohet 87.9 % e popullsisë. Sot nuk kemi 2 po kemi 5 impiante dhe kemi një situatë ku paralelisht me këto impiante ka edhe në Maliq, Berat dhe Vlorë. Financimi për këto është pjesë e këtij plani. Kam dashur që të ndërtohet një impiant përpunimi mbetjesh për prodhim energjie”, tha Rama.