Rama me Sorecën: Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen e Brukseli të vazhdojë me…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sërish në krah të ambasadorit të Bashkimit Evropian në BE, Luigi Soreca rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Rama tha se edhe integrimi i Shqipërisë është peng i burokracive. Kryeministri u shpreh se mund të vijë edhe dita që vendi ynë ta lërë “Brukselin të vazhdojë me burokracitë e veta”.

“Lufta me burokracinë, lufta me afatet, me të gjitha sfidat që kanë projektet, ku kërkohet harmonizimi i shumë forcave është e përditshme, kudo, në Tiranë, në Bruksel, kudo
vetëm në Napoli s’ka burokraci .

Por për momentin ne kemi zgjedhur të bëhemi pjesë e BE sipas Brukselit. Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen po bëjmë si Napoli e Brukseli pastaj të vazhdojë me burokracitë e veta”, u shpreh Rama ndërkohë që ambasadori Soreca e shoqëroi me buzëqeshje këtë deklaratë.

Rama foli nga Kruja, ku u prezantua projekti i Muzeut Etnografik, si edhe grantit të BE për banorët dhe Bonusit të Rijetëzimit të shtëpive të vjetra, në funksion të ekonomisë familjare e turizmit.

“Një mbështetje e re financiare për çdo familje që do të investojë në kthimin e banesës së vjetër tradicionale në një vatër ekonomike”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT