Rama ndalet nga protestuesit e 5 majit/ “Na ke premtuar në 2013 se shtëpitë nuk prishen”, Kryeministri merr me vete nënë Lizën dhe 2 persona

Banorët e 3 lagjeve në Tiranë kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit dhe kërkojnë mbështetjen e deputetëve që të mbështesin kauzën e tyre.

Kryeministri Edi Rama është ndalur mes turmës së protestuesve është shprehur se 3 qytetarë të vijnë me mua.

Gjatë rrugës që ai po bën në shoqërinë e tre protestuesve po dëgjon dhe kërkesat e tyre, të cilët kërkojnë mbrojtjen e tij se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre.

Një grua e re i është drejtuar se Rama në vitin 2013 i ka premtuar se shtëpitë nuk do të prishen dhe se do të legalizohen. Por Rama iu kundërpërgjigj se nuk është e vërtetë një gjë e tillë.

“Kam video doni tjua tregoj. Unë kam ndëtuar një shtëpi ekologjike me dru dhe nuk po më legalizohet”, iu drejtua gruaja, ndërsa Rama futu së bashku me tre të përzgjedhurit nga protestuesit e 5 Majit.

Kështu, kryeministri Rama u nis drejt Kuvendit me nënë Lizën dhe dy të tjerë, ku edhe i pyeti ato nëse i kanë objektet e legalizuara apo janë me ndërtime pa leje.

Rama: Banesa është me leje?

Qytetarja: Nuk e di, por ne i kemi mbyll proceduarat dhe e kemi me leje

Rama: Hajde se e sqarojmë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT