Rama ngre ALARMIN: Lidershipi i Ukrainës në rrezik për jetën! Mos e dhëntë Zoti në ditët në vijim të shohim vdekjen e tyre brutale

“Nuk është koha tani për t’i hyrë këtyre diskutimeve pasi është moment shumë tragjik. Lidershipi i zgjedhur në Ukrainë është në rrezik për jetën dhe mos e dhëntë Zoti të shohim në ditët në vijim të shohim vdekjen e tyre brutale”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama kur u pyet nëse mendon se populli ukrainas u la në baltë nga komuniteti ndërkombëtar.
Ai foli edhe për NATO-n, për të cilën tha se zotëron fuqinë më të madhe ushtarake që ekziston, por shtoi se nëse do të ndërhyhej në Ukrainë, atëherë do të shpallej Lufta e Tretë Botërore.
“Unë e bëra diskutimin tim brenda mureve të Samitit të jashtëzakonshëm. Diskutimet e brendshme të NATO-s janë sekrete dhe të gjitha këto pyetje janë tema që meritojnë goxha diskutim. Patjetër që gjërat po vijnë në mënyrë të atillë që edhe këto diksutime do bëhen, pasi mos harroni çfarë ndodhi me tërheqjen në Afghanistan. Nuk është koha tani për t’i hyrë këtyre diskutimeve pasi është moment shumë tragjik, pasi lidershipi i zgjedhur në Ukrainë është në rrezik për jetën dhe mos e dhëntë Zoti të shohim në ditët në vijim të shohim vdekjen e tyre brutale. NATO është fuqia më e madhe ushtarake që ekziston, ama në zonën e vet të sigurisë, ndërkohë që në këto kushte, nëse NATO do të shtyhej përtej kufijve të vet, do të thoshte që do të shpallte luftën e tretë botërore”, tha Rama.