Rama publikon fotot, ja si duket Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, i cili pritet që shumë shpejt të hapet për qytetarët.
Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Rama, ky Park ka marrë një pamje krejt tjetër nga ajo çfgarë ka qenë, ndërkohë që Rama shkruan se do të jetë një hapësirë e re surprizuese për Vlorën.
“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një hapësirë e re surprizuese për Vlorën e Rilindur turistike”, shkruan Rama krah fotove.