Rama reagon pas takimit me Ceferin: S’mund të ishte dot më i mirë për…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit disa orësh me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Kreu i qeverisë tregon se takimi kokë më kokë i tyre ka shkuar më së miri.

Dy çështjet për të cilat dy personalitetet folën, ishin zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zhvillimi i finales së parë europiane në Shqipëri.

‘Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHFSoccer ball #FairPlay’, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT