Reagon Arbana Osmani, tregon të vërtetën rreth “konfliktit” me Donaldin: Uroj të mbarojë shpejt vala e…

Prezantuesja e edicionit të parë të  “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani, ka reaguar më në fund pas gjithë thashethemeve të përhapura në rrjet lidhur me një konflikt të mundshëm mes Donald Veshaj dhe produksionit.

Nëpërmjet një postimi të një ‘story’ në Instagramin e saj ajo shkruan se ky konflikt nuk ka ekzistuar kurrë.

Më tej Arbana vijon duke falënderuar  çdo konkurrent, aq më tepër Donaldin, pasi sipas saj, ai ka dhuruar emocione pa fund.

“Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.”– shkruan Arbana Osmani në Instastory./ Gazeta Shqip

Reagon Arbana Osmani, tregon të vërtetën rreth

Back to top button
LAJMET E FUNDIT