Reforma Territoriale/ PS cakton bashkëkryetarin për Komisionin, pritet emri i PD

Deputeti i Partisë Socialiste, Benet Beci do të jetë bashkëkryetar në Komisionin për Reformën Territoriale.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për të ngritur komisionin për ndryshimet kushtetuese sa i takon reformës territoriale dhe zgjedhore.

Të dyja forcat politike kanë deklaruar se janë gati për t’u ulur në tryezë. Ndërkohë, pritet të mësohet se kush do të jetë kryetar i këtij Komisioni, nga ana e Partisë Demokratike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT