Rikthehen reshjet e Borës/ ARRSH tregon rrugët me probleme: Kujdes! Ku duhet të përdoren zinxhirët

Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi rrugët problematike në zonat e ndryshme të Shqipërisë.

Edhe pse ARRSH shprehet se po punohet për pastrimin e mirëmbjatjen e rrugëve të zëna nga bora dhe ngrica, LSI, me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari e ka cilësuar si serioze situatën në qarkun e Korçës, duke u shprehur se institucionet nuk po angazhohen dhe se ka mungesa të energjisë elektrike.

“Situata e rënduar në qarkun e Korçës nga rrjeshjet e shumta të dëborës, si pasojë e mungesës së funksionimit të institucioneve shtetërore, pushtetit vendor dhe qëndror, kanë bërë të pamundur lëvizjet në akset kryesore duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Mungesa e energjisë elektrike dhe mosfunksionimi i asnjë strukture vendore janë dëshmia më e qartë e papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së Rilindjes”, shprehet Braimllari.

Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës

Në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës
Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Rikthehen reshjet e Borës/ ARRSH tregon rrugët me probleme: Kujdes! Ku

Rikthehen reshjet e Borës/ ARRSH tregon rrugët me probleme: Kujdes! Ku

Rikthehen reshjet e Borës/ ARRSH tregon rrugët me probleme: Kujdes! Ku

Back to top button
LAJMET E FUNDIT