Roli i Shqipërisë me SHBA-të për çështjen e Ukrainës, reagon për herë të parë Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për rolin e ri të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëhartuese me SHBA-të në qëndrimin për çështjen e Ukrainës.

“SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë jo vetëm që kërcënon Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”, shkruan ambasadorja në reagimin në Twitter.

Roli i Shqipërisë me SHBA-të për çështjen e Ukrainës, reagon për herë të parë Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama përmes një konferencë bëri të ditur se DASH ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkë-penëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit në OKB. Kjo e vendos Shqipërinë në pozita vendimmarrëse, ndërsa Rama tha se vendi ynë nuk do të sillet si fundit i kavallit që vetëm do të aprovojë.

Rama u shpreh i emocionuar për këtë vendim të DASH dhe tha se është në vazhdën e mundimit për ta ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër. Dhe Shqipëria do të sillet si e barabartë me të tjerët, siguroi Rama, në konferencë. Situatën në Ukrainë, e cilësoi një konflikt të rrezikshëm dhe që për të ka vetëm një zgjidhje. Indiferentë u shpreh për letrën publike të e ambasadës ruse, të disa ditëve më parë, ku kërkonte që edhe Shqipëria të pozicionohet qartë për konfliktin në Ukraninë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT