Rritja abuzuese e çmimit të miellit/ Debate mes deputetëve me Autoritetin, Biba: Nuk kishte propozim për gjoba ndaj firmave

Çështja e rritjes së çmimit të miellit dhe mos gjobitja e kompanive ishte objekt i debateve në Komisionin parlamentare të Ekonomisë. Seanca e përballjes u thirr nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.
Në këtë mbledhje ka qenë kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba i cili duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë, ka pranuar se ka pasur shkelje megjithatë sipas tij nuk institucioni që ai përfaqëson nuk ka prova.
Denar Biba Kryetar i komisionit të Konkurrencës ka deklaruar se pas mbledhjes së komisionit në korrik të 2020 janë evidentuar disa shkelje por nuk janë vendosur gjoba, vetëm janë dhënë rekomandime.
“Në 2020 pati një ankesë nga një subjekt dhe monitoruam tregun. Pas përfundimit të monitorimit të tregut është vlerësuar nga komisioni që hetimi paraprak meriton hetim më të thelluar. Në korrik 2020 është mbledhur komisioni dhe është përgatitur raporti por për shkak të pandemisë. U evidentuan elementë të marrëveshjes së ndaluar por komisioni nuk ka vlerësuar të gjobisë subjekte dhe është lënë tregu dhe 4 subjektet të mbahen nën monitorim duke i dhënë disa rekomandime por pa gjoba. Tashmë po i përfundon afati prej 1 vit periudhë monitorimi. Në dokumentet e monitorimit u vërejt se ka problematika në atë treg, nuk krijuam bindje por në mungesë të provave dhe vetëm me indicie pa analizë të çmimit nuk mund të vendosnim gjobë. Të gjitha kompanitë e importojnë grurin nga të njëjtat destinacione si Rusia e Ukraina. Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merrte një vendim ,dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë. Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merrte një vendim ,dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë. Nuk kishim prova dhe sipas OECD rritja e çmimeve nuk është provë konkrete. Ishin vetëm çmime të ngjashme dhe asgjë tjetër. Në dokumentet e monitorimit u vërejt se ka problematika në atë treg, nuk krijuam bindje por në mungesë të provave dhe vetëm me indicie pa analizë të çmimit nuk mund të vendosnim gjobë. Të gjitha kompanitë e importojnë grurin nga të njëjtat destinacione si Rusia e Ukraina. Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merrte një vendim dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë”, tha Denar Biba. Sipas tij nuk kishte një propozim për gjobë për kompanitë që kishin krijuar situata oligopol.
Anëtarja e Autoritetit të Konkurrencës, Leida Matja duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë lidhur me problematikat e rritjes së çmimit të miellit në vend është shprehur se në kohën kur janë bërë monitorimet kishte vetëm 1.5% fitime dhe nuk janë vërejtur shkelje.
“S’kishte asnjë nga ata pozitë dominuese. E dyta ishte sjellje e bashkërenduar, dhe çmimet ndiqnin njëri tjetrin dhe kishin një lloj sjellje të bashkërenduar. Në 2021 çmimi i grurit në tregjet botërore u rrit dhe ndryshuan kushtet e tregut. Ky ndryshim i kushteve të tregut dhe elementet e tjera, pasi elementi i çmimeve për situatën kartel është një pikë në oqean. Fitimi i kompanive në atë kohë ishte 1.5%, nuk kishin abuzuar me çmimet. Ishim në pamundësi për të marrë një vendim. Në këto kushte të tregut të ndryshuara ne nuk jemi në kushtet për të dhënë një vendim”, tha ajo.
Por deputeti i PD-së, Edmond Spaho i kontestoi këto qëndrime pasi sipas tij pati 24 muaj hetim nga Autoriteti dhe më pas u tërhoq nga vendosja e gjobave, edhe pse hetimi përfshinte periudhën 2017-2020 e ato u rritën. ” Hetimi i thelluar gati një vit e gjys, ju mrët në shtator 2020 vendimi juaj është i pa ekuivok, ju keni thënë sjellje e bashkërenduar për shkak të veprimit integral. Keni kryer 44 muaj hetim. Ju mund të ka kishit gjobitur sipas ligjit që nga 2020. Keni preferuar monitorimin e keni dhënë 1 vit kohë. A duhet të kishte gjob? Nuk e di, por ata nuk reflektuan, ata e meritonin gjobën, sepse vazhduan të rrisin çmimin. Pse Autoriteti ndryshoi qëndrim, nga shtatori 2020 deri në shtator 2021. Periudha nën hetim ishte 2017-2020, industria mbahet përgjegjëse për periudhën që ishte nën monopol”, tha Spaho.
Përfaqësuesja opozitare në këtë komision, Jorida Tabaku është shprehur se nga shtatori rritja ishte e menjëhershme për çmimin e miellit dhe dukej sikur ishte e planifikuar. Ajo ka hedhur akuza se nuk është marrë asnjë masë për këtë fakt, ndërsa ka shtuar se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me karburantet.