Rusia arreston 1400 protestues kundër luftës në Ukrainë

Policia ruse ka arrestuar të paktën 1,400 qytetarë që mbushën sheshet kryesore të vendit për të protestuar kundër luftës në Ukrainë.
Rreth 2,000 qytetarë u mblodhën sot në sheshin Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa rreth 1,000 të tjerë protestuan në Shën Peterburg.
Thirrjet për protestë u përhapën në rrjetet sociale nga aktivistë rusë me thirrjet “Ndaloni luftën!”.
Kjo nuk është hera e parë që protestat në rusi shtypen me forcë. Edhe lideri i opozitës Alexei Navalny u shpreh se është kundër luftës në Ukrainë.
“Kjo luftë mes Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, tha Navalny.