Rusia merr aeroportin pranë Kievit, mediat britanike raportojnë 450 rusë të vrarë dhe 194 ukrainas

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, ka bërë me dije se 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë dhe 57 civilë, kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit të Vladimir Putinit mëngjesi e djeshëm.
Heappey, gjithashtu tha se 1000 trupa janë në gatishmëri për të ndihmuar vendet fqinje të Ukrainës për refugjatët që do të ikin nga vendi.
Deri më tani bëhet me dije se forcat ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit.
Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se rreth 200 helikopterë rusë u përfshinë në operacionin në aeroportin, i njohur gjithashtu si Aeroporti Antonov.
Sipas ministrisë thuhet se gjatë operacionit 200 trupa nga njësitë special të Ukrainës janë vrarë, duke shtuar se nuk kishte humbje ruse.
“Suksesi i forcës së uljes u sigurua duke shtypur të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore pranë vendit të uljes, izolimin e plotë të zonës së veprimit ushtarak nga ajri dhe lufta elektronike radio aktive”, tha ministria.