Rusia njeh pavarësinë e krahinave separatiste në Ukrainë/ Peleshi: Lëvizje ogurzezë, mbështesim pa u lëkundur partnerët tanë ukrainas

Rusia njeh pavarësinë e Ukrainës Lindore, Ministri i Mbrojtjes i Shqiperise Niko Peleshi derklaron se kjo eshte Lëvizje ogurzezë për kontinentin europian qe cenon stabilitetin, duke deklaruar njeheresh dhe mbeshtetjen per popullin ukrainas.
“Njohja e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, nga ana e Putin, dhe njëherë konfirmoi qartazi skenarin rus për dhunimin e të drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e sovranitetit ukrainas.
Kjo lëvizje ogurzezë do sjellë më shumë paqartësi për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ukrainë, por dhe në tërë kontinentin europian.
Ne do qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen ndaj partnerëve tanë ukrainas, ndërkohë që Aleanca e NATO-s është më e bashkuar se kurrë“, shkruan Peleshi./m.j