Rusia po shkatërron tubacionet e gazit në Ukrainë, Biden jep alarmin: Do të shënjestrojnë kryeqytetin

Pas sulmit kibernetik në banka dhe faqeve kryesore të qeverisë ukrainase, tashmë forcat ruse kanë filluar të shkatërrojë tubacionet e gazit dhe stacionet e gazit në Luhansk, ndërkohë që Rusia po fajëson Ukrainën për këto shkatërrime.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp ëhstë shprehur se Rusia nuk do të ndalet vetëm me pjesën lindore të Ukrainës, por do të shënjestrojë edhe kryeqytetin Kievin.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës paralajmëroi se rusët po vendosnin bomba në disa ndërtesa, me qëllim destabilizimin e situatës në territoret e pushtuara dhe për të akuzuar Ukrainën për akte terroriste.